E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të hapet konsullatë shqiptare në Ulqin"

Propozohet hapja e një konsullate të Shqipërisë në Ulqin. Partia politike e shqiptarëve në Mal të Zi, "Forca e Re Demokratike", ka theksuar dje në një dalje për mediat se "forca del me iniciativën për hapjen e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, pikërisht në qytetin e Ulqinit. Një nismë e tillë besojmë se do të mbështetet nga qeveria e Shqipërisë dhe se kjo çështje në të ardhmen do të jetë preokupim i diplomacisë shqiptare. Ndërsa ideja që selia e konsullatës të jetë në Ulqin është e logjikshme, sepse ky qytet është qendra e shqiptarëve në Mal të Zi. Nuk ka dilemë se me një veprim të tillë Ulqinit do t‘i kthehej imazhi i kaluar, sepse të dhënat dëshmojnë se në mesjetë ai kishte qeverisje autonome ku disa vende kanë pasur konsullatat e tyre".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›