E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti kalon edhe tek Ekonomia

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje në parim buxhetin e shtetit, duke i hapur rrugë miratimit të tij në Kuvend në seancën e së enjtes. Sipas draftit të miratuar, shpenzimet totale të buxhetit për vitin e ardhshëm do të jenë me një rritje 3 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa të ardhurat pritet të shkojnë në 361 miliardë lekë me një rritje prej 11 për qind nga viti 2009. Qeveria thotë se përmes këtij buxheti do të rrisë sërish pagat dhe pensionet për vitin e ardhshëm dhe do të alokojë më shumë fonde për sektorët më prioritarë të ekonomisë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë buxheti i shtetit pritet të kalojë në Kuvend pa debat, për shkak të mungesës së opozitës. Në këtë pikë, Flor Mima i bëri sërish thirrje PS-së që të jetë e pranishme në Kuvend për të miratuar projektbuxhetin e të gjithë shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›