Rama: Berisha s‘ka arsye të festojë
"Zbritja e Shqipërisë poshtë vendeve afrikane për indeksin e korrupsionit, si edhe vonesat që u vunë re derisa Brukseli të vendoste më në fund të merrte në ‘provim‘ Shqipërinë, nuk janë një lajm që duhet festuar". Ky është qëndrimi i kreut të Partisë Socialiste, i cili në një konferencë për shtyp dje në mbrëmje renditi një sërë problemesh që shoqërojnë procesin e zhvillimit të vendit e që, sipas tij, e kanë spostuar me dhjetë vende në renditjen e korrupsionit krahasuar me një vit më parë. "Dy herë brenda 24 orësh, Sali Berisha provokoi opozitën dhe tallet me qytetarët e këtij vendi, duke harruar se ata mendojnë me kokën e tyre dhe jo me kokën e tij dhe thotë hajdeni festojmë. Çfarë të festojmë? Të festojmë pas 7 muajsh një vonesë që nuk i ka bërë vaki asnjë prej vendeve për të hyrë në provimin e marrjes së statusit të kandidatit", tha ai. Rama vlerësoi si mjaft të papranueshme që Serbia, një vend që nuk njeh ende Kosovën dhe nuk ka dorëzuar kriminelët e luftës, të përfitojë nga liberalizimi i vizave, ndërsa Shqipëria qëndron krah Bosnjës, e cila ka probleme serioze të trashëguara. "Çfarë të festojmë me Sali Berishën në ditën kur duhet t‘i kërkojë falje popullit shqiptar që Shqipëria u klasifikua jo sipas opozitës, as sipas një populli të tërë që nuk po e duron dot më këtë qeveri, por sipas një organizmi më prestigjioz ndërkombëtar nën Ruandën, nën Ugandën dhe përsëri në shoqëri aty pranë me Bosnjën, që ka një mijë e një halle të trashëguara. Festojmë për çfarë? Që Shqipëria e Sali Berishës është ngjitur pranë e pranë me ato ish-republikat sovjetike, shembujt e të cilave i kemi sjellë për të treguar se cili është modeli që kërkon të krijojë Sali Berisha", deklaroi Rama.
Kreu socialist nënvizoi se lajmi në vetvete është i mirë, si një lajm që vjen pas shumë e shumë vitesh pritjeje e jo për shkak të shqiptarëve, por për shkak të politikës keqqeverisëse dhe keqqeverisjes së Sali Berishës. Megjithatë, sipas tij, në kushtet e shembjes së tunelit të Thirrës, për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë, kur janë hapur pika të reja korrupsioni, siç është privatizimi i ARMO-s, duket se opozita nuk gjen dot asnjë arsye për të festuar. Sakaq, Rama bëri të ditur se PS-ja s‘ka ndonjë problem me Kodin Zgjedhor apo me ligjin. Ai sqaroi se PS-ja kërkon hapjen e kutive të votimit, ndërsa deklarata e Berishës se nuk mund të dilet mbi vendimet e gjykatës është vetëm një pretekst.
"Ne nuk kemi probleme me Kodin, ashtu sikundër ne nuk kemi probleme me ligjin dhe as me sistemin e drejtësisë në kërkesën tonë, ne kërkojmë hapjen e kutive të votimit për të mos lejuar më që zgjedhjet në Shqipëri të jenë një maskaradë. Ne nuk kemi vendosur që të largohemi nga vendi ynë dhe t‘ia lëmë Shqipërinë Sali Berishës që ta kthejë në pronë private. Ne do rrimë në Shqipëri për ta ndërtuar Europën në shtëpinë tonë", theksoi Rama.
A.Thomollari