BE do ta abstenojë nismën serbe
Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, ka deklaruar se vendet e Bashkimit Evropian me siguri do të jenë të përmbajtura gjatë votimit në Asamblenë e Përgjithshme lidhur me nismën e Serbisë, që Gjykata Ndërkombëtare e Hagës të vlerësojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. “Besoj se abstenimi është zgjidhje e mirë”, tha ai pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç. Frattini shprehu bindjen se do të gjendet një zgjidhje që misioni i EULEX-it të shtrihet në tërë territorin e Kosovës.