Kosova, me përfaqësi në FMN
Për herë të parë Kosova do të përfaqësohet në takimin vjetor të FMN-së. Do të jetë ministri i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Ahmet Shala, ai që do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e 13 tetorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili mblidhet në Uashington, SHBA. Sipas një njoftimi zyrtar të MEF, kjo do të jetë hera e parë që Kosova do të përfaqësohet në takime të këtij institucioni. Ministri Shala do të jetë atje në cilësinë e vëzhguesit, meqë Kosova ende nuk është anëtarësuar në FMN.