KEK`u humb 10 milionë euro

Mos faturimi i rrymës në veri të Kosovës i shkakton humbje Korporatës Energjetike të Kosovës mbi 10 milionë euro humbje në vit. Këtë e kanë treguar drejtues të Sindikatës së Pavarur të Elektrokosovës.
Ata konsiderojnë se faturimi i energjisë elektrike në veri nga ana e “Elektroekonomisë” së Serbisë është si pasojë kryekëput e keq menaxhimit dhe jo profesionalizmit të KEK`ut do t`i kushtojë shumë Kosovës dhe vetë kësaj korporate.
Zyrtarë të Korporatës hedhin poshtë akuzat, duke thënë se pjesa e veriut të Kosovës furnizohet me energji elektrike nga KEK`u, ndërkaq drejtuesit e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe ata të Ekonomisë dhe Financave nuk dëshirojnë të flasin për këtë problem.