BE do të koordinojë politikën fiskale brenda euro-zonës
Berlin, 15 prill, NOA Komisioni i Bashkimit Evropian do të ndërhyjë vetë në buxhetet e shteteve të zonës Euro, duke u nisur nga pasojat e krizës ekonomike në Greqi.
Kështu, të 16 vendet e euro-zonës do t'i hartojnë buxhetet e tyre në përputhje me standartet evropiane.
Kjo parashikohet nga propozimi i Komisionerit për çështjet financiare, Olli Rehn, sipas të cilit, komisioni do të monitorojë nivelin dhe zhvillimin e shpenzimeve.
Qëllimi është që të identifikohen qysh herët rreziqet për të parandaluar krizat, si ajo që ndodhi në Greqi.
Gjithashtu Rehn në një konferencë për shtyp në Bruksel u shpreh edhe për gjendjen në Portugali.
Programi i stabilitetit portugez është ambicioz dhe mjaft konkret për vitet 2011-2013, por masat shtesë për konsolidimin fiskal mund të jenë të nevojshme sidomos për këtë vit, nëse rreziqet për zhvillimet makro-ekonomike dhe fiskale materializohen, tha ai.
n.e/NOA