E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oli Rehn: Greqia do t'i kthejë borxhet

Komisioneri për ekonominë në Bashkimin Evropian, Oli Rehn, deklaroi se Greqia nuk do ta shmang kthimin e borxheve të mëdha.
"Mosplotësimi i obligimeve të pagesave nuk vjen parasysh. Greqia nuk do të jetë jolikuide", u tha Rehn gazetarëve në Bruksel.
Ren gjithashtu paralajmëroi për mundësinë e deflacionit në eurozonën, respektivisht rënien e çmimeve, nëse Greqia dhe vendet tjera që kanë borxhe nuk i ulin pagat dhe nuk zbatojnë masa të rrepta për rritjen ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›