Shoqata e Transportit denoncon konkurencën e pandershme
TIRANE- Shoqata e Kombëtare e Transportit Urban denoncon konkurencën e pandershme. Kryetari i Shoqatës, Shpëtim Vrioni tha se janë penalizuar 550 mjete të palicensuara si dhe po punohet në përmirësimin e kushteve të transportit urban.
“Ka shkelje nga më të ndryshmet, duke filluar që nga liberalizimi i mjeteve të transportit, nga konkurenca shumë e pandershme. Problemi më serioz që ekziston është në transportin e udhëtarëve.” u shpreh Vrioni.
Edhe kryetari i Këshillit sindikal të uzinës së ferrokromit ka denoncuar sot indifenrencën e qeverisë ndaj metalurgëve. Petit Frangu i kërkon ministrit Prifti të mos lejojë që uzina e ferrokromit në Burrel të privatizohet nga firma fantazmë.
“Ne kërkojmë që uzina e ferrokorimit të mos lëshohet më me koncension. I bëjmë thirrje ministrit Prifti të mos bëhet viktimë e ndonjë plani qeveritar të papërshtatshëm për tja dhënë uzinën me koncension një fime fantazmë” theksoi Frangu.
(e.n/News24/BalkanWeb)