E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana mund yjet e Milanit në stadiumin “Qemal Stafa”

Ka përfunduar me fitoren e bardhebluve ndeshja e shumëpritur në “Qemal Stafa” ndeshja e vlefshme për trofeun “Taci Oil”. “Tirana” dhe “Milan” u përballën për herë të parë në histori në stadiumin kombëtar të shqiptarëve. Fjodor Xhafa hapi siparin e golave në “Qemal Stafa” ndërsa Muzaka dyfishoi rezultatin. Goli i vetëm për skuadrën e Ancelottit u shënua nga asi brazilian Ronaldihno.Në stadium ndodhej edhe kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili ka ndjekur të dyja pjesët e ndeshjes miqësore. Herën e fundit qe Berisha ka qene në stadiumin kombëtar, ishte rreth 13 vite më parë. 

TIRANË - Ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 për ekipin e Tiranës, ndeshja miqësore me ekipin italian të “Milan”-it. Këtë pasdite, ekipi shqiptar ka shënuar 2 gola, fillimisht nga Fjodor Xhafa e më pas nga Gjergji Muzaka. Më pas në pjesën e dytë “Milani” ka shënuar të vetmin gol të kësaj mbrëmjeje duke sjellë dhe rezultatin përfundimtar. Ky gol u shënua nga asi brazilian Ronaldihno.
Stadiumi i tejmbushur me tifozë si të “Milanit” ashtu edhe të ekipit të “Tiranës” ka shënuar një mbrëmje tejet të mbushur me emocion në “Qemal Stafa”.
Ekipi italian i “Milanit” ka mbërritur në Tiranë nëpërmjet aeroportit të Rinasit në ku janë pritur nga tifozë të shumtë shqiptarë.
Skuadra kuqezi ka prekur token shqiptare rreth orës 10:30 me një avion çarter dhe nën masa të rrepta sigurie. Ekipi është shoqëruar nga uniformat blu që në momentet e zbritjes në aeroport dhe më pas në të gjitha lëvizjet e tyre.
Në orën 15:00 ekipi i kryesuar nga administratori Adriano Galiani dhe trajenri Karlo Anceloti u takuan me kryeministrin e vendit Sali Berisha. Në këtë takim kryeministri shqiptar ka vlerësuar së tepërmi praninë e ekipit italian dhe e ka cilësuar sot një ditë feste për të gjithë tifozët shqiptarë.
Në mes të kësaj ndeshjeje miqësore ishte një trofe e “Taci Oil Albania” i cili mundësoi praninë e Ronaldinjos, Shevcenkos, Sedorfit, Maldinit apo Nestes. Qëllimi i ndeshjes ishte për bamirësi, pasi 100 mijë euro do të shkojnë për ndërtimin e librarive në gjithë qytetin.
Në stadium ndodhej edhe kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili ka ndjekur të dyja pjesët e ndeshjes miqësore. Herën e fundit qe kryeministri ka qene në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ishte rreth 13 vite më parë ku Shqipëria luante kundër Gjeorgjisë
(a.s/Balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›