E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE i Mediave, TVSH tryezë me vendet e Europës Juglindore

Sfidat me të cilat përballet sot media publike, trajnimet e punonjësve dhe prodhimet e përbashkëta, kanë qenë thelbi i takimit të radhës së Shoqatës së Mediave Publike të Europës Juglindore. Radiotelevizioni Shqiptar, organizon kështu për herë të parë, takimin e radhës së Shoqates së Mediave Publike të Europes Juglindore. Në këtë takim, janë diskutuar sfidat me të cilat perballet sot media publike. Qyteti i Durrësit ka qenë edhe qyteti mikpritës i takimit të katërt të Shoqates se Mediave Publike të Europes Juglindore. Në të janë diskutuar gjithashtu edhe sfidat me të cilat përballet aktualisht media publike në rajon.

Ministri i Teknologjise dhe Novacionit, Genc Pollo, ka shprehur mbështetjen per median në Shqiperi. Sipas Pollos, së shpejti pritet të miratohet strategjia që do t`i hapë rrugë procesit te dixhitalizimit. Ndërkohë që Drejtori i pergjithshem i RTSH-se Petrit Beci, është shprehur se kjo shoqatë është më shumë rëndesi, sepse është organizimi rajonal më i madh brenda EBU-së, apo ndryshe sic njihet, Bashkimi Europian i Mediave. Ne takim jane diskutuar edhe çështje te tjera si trajnimet e punonjësve të medias në rajon. Nga të pranishmit, u hodh ideja per prodhime të perbashketa mes vendeve te rajonit. Ne takim merr pjesë dhe drejtoresha ekzekutive e EBU-se.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›