Duhanpirja, çdo vit 3 mijë shqiptarë humbasin jetën
15/07/2011 Rastet më të shumta shkaktohen nga kanceri në mushkëri, problem dhe sëmundjet e zemrës
Rreth 300 shqiptarë humbasin jetën çdo vit si pasojë e sëmundjeve të ndryshme, ku një ndër shkaqet që i rëndon më shumë është edhe konsumimi i produkteve të duhanit. Të dhënat e frikshme të raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për vendin tonë kanë shtuar alarmin për komplikacionet dhe rreziqet që po sjell në popullatë konsumi i duhanit që vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Në studimin e parë të kryer mbi këtë fenomen vrastar në vendin tonë mbi nivelin e vdekshmërisë nga përdorimi i duhanit apo qëndrimit në ambientet, ku konsumohet ky produkt, është konfirmuar edhe rritja e frikshme e përdoruesve të duhanit. Situata shqetësuese merr përmasa edhe më të rënda, teksa evidentohen të dhënat mbi vdekshmërinë në një vit vetëm nga kanceri në mushkri. Shifër e cila, sipas ekspertëve të shëndetit publik, ka pësuar rritje shqetësuese, duke qenë se është katërfishuar, duke bërë që 2565 shqiptarë të humbasin jetën vetëm nga kanceri i mushkërive. “Gjithsej numri i të vdekurve me sëmundjen e kancerit atribuar duhanit është 1197. Ndërsa vdekje të shkaktuara nga qarkullimi i gjakut, nga sëmundjet e zemrës, llogariten të jenë 4500 në radhët e meshkujve dhe 4476 femra. Në bazë të dhënave të OBSH-së, edhe në këtë rast rreth 1800 persona janë viktima të duhanit”,- ka pohuar gjatë ditës së djeshme specialisti Roland Shuperka. Kundrejt kësaj situate është kërkuar marrja e masave për frenimin e rritjes së përdoruesve të duhanit, çka po shton edhe nivelin e vdekshmërisë në popullatë. Ndonëse ekziston prej më se katër vitesh një ligj antiduahn edhe në vendin tonë realiteti ka treguar se zbatimi i tij mbetet në letër, pasi jo vetëm që nuk ka rritur të ulë numrin e përdoruesve, por është vënë re rritje shqetësuese në radhët e përdoruesve. Kundrejt kësaj situate shqetësuese Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar ngritjen e task-force për zbatimin e ligjit antiduhan. Specialist pranë shëndetit publik pohojnë se ka nisur tashmë puna nga grupi i ngritur për të frenuar këtë fenomen shqetësues.