Konferencë on-line e Obamës për problemet e Amerikës sot
Duke iu referuar strategjisë që
ndoqi gjatë fushatës elektorale,
Presidenti Obama organizoi
në hollin e Shtëpisë së Bardhë dje
në konferencë, e para në llojin e
saj në të cilën iu përgjigj pyetjeve
të ndryshme në lidhje me çështje
të tilla si shkollimi, punësimi,
industria e makinave e madje
edhe kërkesat për legalizimin e
marijuanës. Bëhej fjalë për një
konferencë online që sipas vetë
Presidentit është një hap shumë
i rëndësishëm për krijimin e
një këndvështrimi gjithnjë e më
të qartë dhe më të gjithanshëm
ndaj administratës së tij. Mënyra
e organizimit të konferencës së
shtypit i krijoi mundësi Obamës
që të lidhej e komunikonte drejtpërsëdrejti
me shumë amerikanë
përmes ueb-it, duke anashkaluar
kështu fi ltrin e medias. Në faqen
e internetit të Shtëpisë së Bardhë
ishin depozituar rreth 100 mijë
pyetje të ndryshme për forumin
në fjalë. Në fi llim të konferencës,
Obama mbajti një fjalim të
shkurtër para audiencës e më pas
me një mikrofon në dorë i është
përgjigjur pjesës më të madhe të
pyetjeve të të pranishmëve, pyetje
që kishin të bënin me problemet e
përditshme me të cilat po përballen
amerikanët. Qëndrimi i Presidentit
ka qenë më shumë personal
sesa i përgjithshëm dhe ka folur
gjatë gjithë kohës duke iu referuar
rasteve të jetës së tij personale dhe
atyre që ai kishte dëgjuar gjatë
gjithë kohës si rastin e kancerit
të vezoreve që i mori të ëmën në
moshën 53-vjeçare dhe qëndrimit
të mjekëve ndaj saj. Ai foli edhe për
industrinë automobilistike dhe
për paketën e shpëtimit që pritet
të paraqitet së shpejti.
ndoqi gjatë fushatës elektorale,
Presidenti Obama organizoi
në hollin e Shtëpisë së Bardhë dje
në konferencë, e para në llojin e
saj në të cilën iu përgjigj pyetjeve
të ndryshme në lidhje me çështje
të tilla si shkollimi, punësimi,
industria e makinave e madje
edhe kërkesat për legalizimin e
marijuanës. Bëhej fjalë për një
konferencë online që sipas vetë
Presidentit është një hap shumë
i rëndësishëm për krijimin e
një këndvështrimi gjithnjë e më
të qartë dhe më të gjithanshëm
ndaj administratës së tij. Mënyra
e organizimit të konferencës së
shtypit i krijoi mundësi Obamës
që të lidhej e komunikonte drejtpërsëdrejti
me shumë amerikanë
përmes ueb-it, duke anashkaluar
kështu fi ltrin e medias. Në faqen
e internetit të Shtëpisë së Bardhë
ishin depozituar rreth 100 mijë
pyetje të ndryshme për forumin
në fjalë. Në fi llim të konferencës,
Obama mbajti një fjalim të
shkurtër para audiencës e më pas
me një mikrofon në dorë i është
përgjigjur pjesës më të madhe të
pyetjeve të të pranishmëve, pyetje
që kishin të bënin me problemet e
përditshme me të cilat po përballen
amerikanët. Qëndrimi i Presidentit
ka qenë më shumë personal
sesa i përgjithshëm dhe ka folur
gjatë gjithë kohës duke iu referuar
rasteve të jetës së tij personale dhe
atyre që ai kishte dëgjuar gjatë
gjithë kohës si rastin e kancerit
të vezoreve që i mori të ëmën në
moshën 53-vjeçare dhe qëndrimit
të mjekëve ndaj saj. Ai foli edhe për
industrinë automobilistike dhe
për paketën e shpëtimit që pritet
të paraqitet së shpejti.