Geithner: Ja plani për riparimin e financave
Administrata e Presidentit
amerikan, Obama, parashtroi
dje planin për një
spastrim të përgjithshëm të
sistemit fi nanciar në të cilin të
jenë qartësisht të përcaktuara
sistemet mbikëqyrës dhe ato
rregullatore ndaj lojtarëve të
mëdhenj ekonomikë. Sekretari i
Thesarit, Timothy Geithner, bëri
të ditur se këto ndryshime janë
të nevojshme për të ndrequr defektet
që dolën në pah në krizën
fi nanciare aktuale, më e rënda që
ka goditur vendin këto 70 vitet
e fundit. Sipas tij, qëllimi është
që të ndreqet një sistem që doli
se ishte i pathemeltë dhe tepër
i brishtë. "Gjatë 18 muajve të
kaluar jemi përballur me krizën
më të rëndë fi nanciare të këtyre
dhjetëvjeçarëve dhe ndryshimi
kërkon reforma rrënjësore jo riparime,
por rregulla të reja loje".
Plani i propozuar përfshin sa më
poshtë: Vendosjen e standardeve
më të rrepta ndaj institucioneve
financiare që konsiderohen të
përmasave të tilla të mëdha, saqë
kriza e tyre mund të shkaktojë
shembje të të gjithë sistemit; shtrirje
të rregulloreve federale, për
herë të parë në të gjitha sferat e
transaksioneve financiare dhe
përdorimin e instrumenteve
fi nanciare, që fajësohen aktualisht
për dëmtimin të sistemit në
tërësi; regjistrim në Komisionin
e Sigurimeve dhe Shkëmbimeve
të të gjitha fondeve private të
kapitaleve të çdo lloji e natyre,
në rastet kur ato do të arrijnë
grumbullimin e një mase të
konsiderueshme parash; krijimi
i një sistemi rregullator për risqet,
që do të merret me monitorimin
e institucioneve më të
mëdha. Pritet që administrata e
re t‘ia japë këtë pushtet Rezervës
Federale. Plani përfshin edhe një
masë për t‘i dhënë administratës
më shumë pushtet në lidhje me
veprimet ndaj institucioneve
fi nanciare që nuk janë bankare
të tilla si shoqëritë e sigurimeve
dhe fondeve të ndryshme që
kanë qenë gjatë kësaj periudhe
në prag të kolapsit. Administrata
e cila po nxiton të zbatojë me
urgjencë një axhendë reformash
i ka dërguar Kongresit një
projektligj prej 61 faqesh që ka
të bëjë pikërisht me kërkesën
për shtrirje të kompetencave
të kontrollit të saj ndaj institucioneve
financiare jo bankare.
Ndërkohë që demokratët në
përgjithësi e mbështesin një ligj
të tillë, republikanët dyshojnë
se mos ai i jep shumë më tepër
pushtet se ç‘duhet rregullatorëve
federalë. Ky plan i administratës
është bërë publik një javë para
takimit të shumëpritur të G20 në
Londër. Ndërkohë që administrata
amerikane po nxit edhe vende
të tjera që të ndjekin modelin
e saj, shumë vende evropiane i
janë kundërvënë strategjisë së
Shtëpisë së Bardhë.
amerikan, Obama, parashtroi
dje planin për një
spastrim të përgjithshëm të
sistemit fi nanciar në të cilin të
jenë qartësisht të përcaktuara
sistemet mbikëqyrës dhe ato
rregullatore ndaj lojtarëve të
mëdhenj ekonomikë. Sekretari i
Thesarit, Timothy Geithner, bëri
të ditur se këto ndryshime janë
të nevojshme për të ndrequr defektet
që dolën në pah në krizën
fi nanciare aktuale, më e rënda që
ka goditur vendin këto 70 vitet
e fundit. Sipas tij, qëllimi është
që të ndreqet një sistem që doli
se ishte i pathemeltë dhe tepër
i brishtë. "Gjatë 18 muajve të
kaluar jemi përballur me krizën
më të rëndë fi nanciare të këtyre
dhjetëvjeçarëve dhe ndryshimi
kërkon reforma rrënjësore jo riparime,
por rregulla të reja loje".
Plani i propozuar përfshin sa më
poshtë: Vendosjen e standardeve
më të rrepta ndaj institucioneve
financiare që konsiderohen të
përmasave të tilla të mëdha, saqë
kriza e tyre mund të shkaktojë
shembje të të gjithë sistemit; shtrirje
të rregulloreve federale, për
herë të parë në të gjitha sferat e
transaksioneve financiare dhe
përdorimin e instrumenteve
fi nanciare, që fajësohen aktualisht
për dëmtimin të sistemit në
tërësi; regjistrim në Komisionin
e Sigurimeve dhe Shkëmbimeve
të të gjitha fondeve private të
kapitaleve të çdo lloji e natyre,
në rastet kur ato do të arrijnë
grumbullimin e një mase të
konsiderueshme parash; krijimi
i një sistemi rregullator për risqet,
që do të merret me monitorimin
e institucioneve më të
mëdha. Pritet që administrata e
re t‘ia japë këtë pushtet Rezervës
Federale. Plani përfshin edhe një
masë për t‘i dhënë administratës
më shumë pushtet në lidhje me
veprimet ndaj institucioneve
fi nanciare që nuk janë bankare
të tilla si shoqëritë e sigurimeve
dhe fondeve të ndryshme që
kanë qenë gjatë kësaj periudhe
në prag të kolapsit. Administrata
e cila po nxiton të zbatojë me
urgjencë një axhendë reformash
i ka dërguar Kongresit një
projektligj prej 61 faqesh që ka
të bëjë pikërisht me kërkesën
për shtrirje të kompetencave
të kontrollit të saj ndaj institucioneve
financiare jo bankare.
Ndërkohë që demokratët në
përgjithësi e mbështesin një ligj
të tillë, republikanët dyshojnë
se mos ai i jep shumë më tepër
pushtet se ç‘duhet rregullatorëve
federalë. Ky plan i administratës
është bërë publik një javë para
takimit të shumëpritur të G20 në
Londër. Ndërkohë që administrata
amerikane po nxit edhe vende
të tjera që të ndjekin modelin
e saj, shumë vende evropiane i
janë kundërvënë strategjisë së
Shtëpisë së Bardhë.