BE-ja jep 61 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të IPA-s
Bruksel - 12 janar 2009: Komisioni Europian adoptoi Programin Kombëtar për Shqipërinë për Asistencën e Para-anëtarësimit (Asistenca Transitive dhe Përbërësja e Ndërtimit të Institucioneve. Përmes këtij programi, komuniteti europian do të japë asistencë financiare në shumën 60.917 milionë euro për të mbështetur progresin e saj në çështje kyçe si, reforma në administratën publike dhe përforcimi i ligjit, veçanërisht në drejtim të qeverisjes së mirë dhe masave antikorruspion. Kontributi i komunitetit paraqet 90.69 për qind të buxhetit total (67.2 milionë euro) të alokuara te ky program. Donatorë të tjerë dhe vetë Shqipëria do të sigurojnë më tej një bashkëfinancim për 9 prej 24 projekteve. Ndërkohë, përveç Shqipërisë, mësohet se komuniteti europian do të ndihmojë me fonde edhe vende të tjera si Maqedonia, Serbia, Kosova, Çekia, që ka edhe presidencën e radhës, por edhe shtete të tjera, të cilat janë duke realizuar reforma të ndryshme. Instrumenti i Ndihmës së Para-Aderimit në mbështetje të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale dhe do të zëvendësojë instrumentet ekzistuese të ndihmës. Nga 5 komponentë ku përqendrohet ndihma, Shqipëria do të përfitojë në dy prej tyre. Megjithatë, në kuadër të komponentit të parë ekziston mundësia e financimit të elementeve të një natyre të parashikuar për t’u financuar nën komponentët III, IV dhe V. Objektivi i IPA-s është që të arrihet një menaxhim plotësisht i decentralizuar, që do të thotë menaxhim i decentralizuar i kontraktimit, dhënies së granteve dhe pagesave, veprime të cilat do të kontrollohen jo paraprakisht, por në përfundim të tyre. Tashmë janë hartuar politika e përgjithshme kuadri ligjor dhe programues të këtij instrumenti, që përfshin: 1) Dokumente ligjore dhe strategjike; 2) Komponenti I-Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve; 3) Komponenti II-Bashkëpunimi Ndërkufitar.
13 Janar 2009