E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon më 20 maj panairi i "Fiera del Levante"

Ndërtimi, sektori i sigurisë, materialet elektrike, shërbimet ndaj ndërmarrjeve e deri te sektori agro-ushqimor, do të jenë fushat që do të përfshihen në panairin e ardhshëm të "Fiera del Levante", i cili zhvillohet më datat 20-23 maj në Tiranë. Organizatorët shprehin rëndësinë që ka ky panair, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e rreth 100 kompanive, ku pjesa më e madhe vijnë nga Rajoni i Pulias. Në panair do të zhvillohen takime të shumta mes subjekteve shqiptare dhe atyre italiane, rreth çështjeve të ndryshme në interes të përbashkët. Po ashtu janë parashikuar dhe konferenca të përbashkëta me tematikë që lidhen me rritjen e prodhimit në sektorin e peshkimit dhe siguria e peshkimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›