Punësimi, vetëm 8300 vende do hapen në tri vitet e ardhshme
Papunësia do të vazhdojë
të mbetet një problem i
mprehtë në Shqipëri
edhe për shumë vite të tjera.
Qeveria ka parashikuar që të
krijojë gjatë tre viteve të ardhshme
me fondet e saj vetëm
8371 vende të reja pune, ose e
thënë ndryshe të punësojë pak
më shumë se 2 për qind të armatës
të të papunëve në vend.
Për vitin 2008 është parashikuar
të punësohen 2371 persona
përmes Programit të Nxitjes
së Punësimit, i cili realizohet
nga Ministria e Punës, Çështjeve
Sociale dhe Shanseve të
Barabarta. Kostoja që paguan
qeveria për të hapur një vend
të ri pune është 50.6 mijë lekë.
Në total, fatura e punësimit për
2371 persona në vitin 2008 arrin
në 119 milionë lekë. Por krahas
këtyre personave, Ministria
e Punës do të trajnojë dhe certifikojë
gjatë vitit 2008 edhe
8350 persona me një kosto prej
63 mijë lekësh për person. Do
të trajtohen me pagesë papunësie
11 mijë persona, të cilët
përfitojnë mesatarisht 9.000
lekë në muaj. Në vitin 2009,
numri i individëve që parashikohet
të punësohen pritet të
rritet paska, duke arritur në 3
mijë vetë me një kosto totale në
buxhet prej afro 21 milionë lekësh.
Gjatë vitit të ardhshëm do
të trajnohen 850 individë dhe
do të trajtohen me pagesë papunësie
11 mijë të tjerë. Shifra e
vendeve të reja të punës që hapen
mbetet e njëjtë me 3 mijë
edhe për vitin 2010.
Papunësia
Sipas të dhënave zyrtare, në
Shqipëri më shumë se 13.2 për
qind e popullsisë është e papunë.
E thënë ndryshe, kjo do të
thotë se në Shqipëri ka më
shumë se 140 mijë të papunë.
Por ekspertët thonë se shifra
është edhe më e madhe. Sipas
Agjencisë Qendrore të Inteligjencës
(CIA), norma e papunësisë
në vend është mbi 30
për qind dhe reflektohet në
nivelin e lartë të varfërisë. Për
vitin 2007, papunësia e llogaritur
nga INSTAT-i në fund të 6-
mujorit të dytë rezultonte
13.5%, duke u vlerësuar me një
rënie me 0.4% në nivel vjetor,
krahasuar me një vit më parë.
Por papunësia e raportuar nga
ana e INSTAT-it vlerësohet që të
jetë një nga treguesit që kanë
hapur një debat të vazhdueshëm
midis specialistëve.
Kjo metodologji zyrtare e përdorur
nga INSTAT-i nuk merr
parasysh papunësinë në bujqësi.
Rënia drastike në "letra" e
papunësisë në Shqipëri ndodhi
që në vitin 1993. Kjo për arsye
se një numër i madh të papunësh
të regjistruar, kryesisht
në zonat rurale, dolën nga skema
e të papunëve të regjistruar,
pasi morën tokën e tyre në
bazë të Ligjit mbi Tokën dhe
Privatizimin. Në fund të vitit
1993, shkalla e papunësisë ishte
22 për qind. Ky është edhe një
nga shkaqet, sipas raportit të
CIA-s, që norma e papunësisë
zyrtare në vend është e deformuar
dhe tre herë më e ulët se
norma reale e të papunëve.
Raporti i Agjencisë Amerikane
të Inteligjencës ka vlerësuar se
në Shqipërinë e vitit 2006, rreth
58% e fuqisë punëtore në vend
është e përqendruar në bujqësi,
27% në sektorin e shërbimeve
dhe vetëm 15% në sektorin
e industrisë. Duke pasur një
forcë kaq të madhe punëtore në
bujqësi, kur ky sektor sipas
raportit jep 21.7% të Prodhimit
të Brendshëm Bruto dhe një
normë thuajse zero papunësie,
fisqarohet
edhe fakti pse sipas
metodologjisë zyrtare, papunësia
është vetëm 13%. Zonat
rurale, në të cilat shtrihet edhe
harta kryesore e varfërisë në
vend, supozohen sipas qeverisë
me një punësim të plotë,
pasi askush nuk është i regjistruar
si i papunë. Numri i shqiptarëve
që bëjnë pjesë në
forcën e punës shkon në rreth
1.09 milionë. Në këtë shifër nuk
përfshihen emigrantët, ndërsa
raporti bën me dije se numri i
të papunëve është mbi 300 mijë
persona.
të mbetet një problem i
mprehtë në Shqipëri
edhe për shumë vite të tjera.
Qeveria ka parashikuar që të
krijojë gjatë tre viteve të ardhshme
me fondet e saj vetëm
8371 vende të reja pune, ose e
thënë ndryshe të punësojë pak
më shumë se 2 për qind të armatës
të të papunëve në vend.
Për vitin 2008 është parashikuar
të punësohen 2371 persona
përmes Programit të Nxitjes
së Punësimit, i cili realizohet
nga Ministria e Punës, Çështjeve
Sociale dhe Shanseve të
Barabarta. Kostoja që paguan
qeveria për të hapur një vend
të ri pune është 50.6 mijë lekë.
Në total, fatura e punësimit për
2371 persona në vitin 2008 arrin
në 119 milionë lekë. Por krahas
këtyre personave, Ministria
e Punës do të trajnojë dhe certifikojë
gjatë vitit 2008 edhe
8350 persona me një kosto prej
63 mijë lekësh për person. Do
të trajtohen me pagesë papunësie
11 mijë persona, të cilët
përfitojnë mesatarisht 9.000
lekë në muaj. Në vitin 2009,
numri i individëve që parashikohet
të punësohen pritet të
rritet paska, duke arritur në 3
mijë vetë me një kosto totale në
buxhet prej afro 21 milionë lekësh.
Gjatë vitit të ardhshëm do
të trajnohen 850 individë dhe
do të trajtohen me pagesë papunësie
11 mijë të tjerë. Shifra e
vendeve të reja të punës që hapen
mbetet e njëjtë me 3 mijë
edhe për vitin 2010.
Papunësia
Sipas të dhënave zyrtare, në
Shqipëri më shumë se 13.2 për
qind e popullsisë është e papunë.
E thënë ndryshe, kjo do të
thotë se në Shqipëri ka më
shumë se 140 mijë të papunë.
Por ekspertët thonë se shifra
është edhe më e madhe. Sipas
Agjencisë Qendrore të Inteligjencës
(CIA), norma e papunësisë
në vend është mbi 30
për qind dhe reflektohet në
nivelin e lartë të varfërisë. Për
vitin 2007, papunësia e llogaritur
nga INSTAT-i në fund të 6-
mujorit të dytë rezultonte
13.5%, duke u vlerësuar me një
rënie me 0.4% në nivel vjetor,
krahasuar me një vit më parë.
Por papunësia e raportuar nga
ana e INSTAT-it vlerësohet që të
jetë një nga treguesit që kanë
hapur një debat të vazhdueshëm
midis specialistëve.
Kjo metodologji zyrtare e përdorur
nga INSTAT-i nuk merr
parasysh papunësinë në bujqësi.
Rënia drastike në "letra" e
papunësisë në Shqipëri ndodhi
që në vitin 1993. Kjo për arsye
se një numër i madh të papunësh
të regjistruar, kryesisht
në zonat rurale, dolën nga skema
e të papunëve të regjistruar,
pasi morën tokën e tyre në
bazë të Ligjit mbi Tokën dhe
Privatizimin. Në fund të vitit
1993, shkalla e papunësisë ishte
22 për qind. Ky është edhe një
nga shkaqet, sipas raportit të
CIA-s, që norma e papunësisë
zyrtare në vend është e deformuar
dhe tre herë më e ulët se
norma reale e të papunëve.
Raporti i Agjencisë Amerikane
të Inteligjencës ka vlerësuar se
në Shqipërinë e vitit 2006, rreth
58% e fuqisë punëtore në vend
është e përqendruar në bujqësi,
27% në sektorin e shërbimeve
dhe vetëm 15% në sektorin
e industrisë. Duke pasur një
forcë kaq të madhe punëtore në
bujqësi, kur ky sektor sipas
raportit jep 21.7% të Prodhimit
të Brendshëm Bruto dhe një
normë thuajse zero papunësie,
fisqarohet
edhe fakti pse sipas
metodologjisë zyrtare, papunësia
është vetëm 13%. Zonat
rurale, në të cilat shtrihet edhe
harta kryesore e varfërisë në
vend, supozohen sipas qeverisë
me një punësim të plotë,
pasi askush nuk është i regjistruar
si i papunë. Numri i shqiptarëve
që bëjnë pjesë në
forcën e punës shkon në rreth
1.09 milionë. Në këtë shifër nuk
përfshihen emigrantët, ndërsa
raporti bën me dije se numri i
të papunëve është mbi 300 mijë
persona.