E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis punimet “Forumi 2000” në Pragë, merr pjesë edhe Jahjaga

“Forumi 2000”, një manifestim ndërkombëtar, që mbahet nën patronazhin e ish presidentit të Çekisë, Vaclav Havel, fillon të dielën mbrëma në Pragë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila të shtunën ka arritur në Pragë do të jetë në mesin e pjesëmarrësve.

Në mesin e pjesëmarrësve është, gjithashtu edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ndërsa këtë vit në këtë manifestim tradicional marrin pjesë afro 140 pjesëmarrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›