E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ka gabuar me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, theksoi se BE-ja ka gabuar me Turqinë.

Në intervistën dhënë të përditshmes gjermane, ''Frankfurter Allgemeine Zeitung'', Frattini deklaroi:”Besoj se ne, evropianët, kemi bërë gabime për të shtyrë Turqinë drejt Lindjes, në vend që ta tërhiqnim drejt vetes''.

Ai e lidhi refuzimin evropian të Turqisë dhe vështirësitë diplomatike aktuale të Ankarasë me Izraelin, duke u përqendruar në sulmin e përgjakshëm kundër flotës së ndihmave për Gazën.

''Nëse Bashkimi Evropian u jep turqve ndjesinë se ne nuk i duam ata si anëtarë të familjes evropiane, ata do të kthejnë vështrimin e tyre drejt perspektivave të tjera, si ajo e fuqisë rajonale e kthyer drejt Iranit, Kaukazit, Sirisë e kështu me radhë”, theksoi Fratini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›