E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa kërkon falje

Papa Benedicti i XVI-të u kërkoi falje publike viktimave të abuzimeve në kishën katolike.

Ai do të bëjë krejt çka është e mundur për mbrojtjen e fëmijëve nga sulmet seksuale të priftërinjve, sqaroi Papa sot, gjatë një meshe në sheshin e Shën Petrit në Romë, në të cilën morën pjesë 15 mijë priftërinj.

Në fjalën e tij Papa tha se viti i kaluar, i shpallur si vit i priftërinjve në vend që të ishte një vit i gëzimit solli në dritë "para së gjithash abuzimet e të miturve."

"Po ashtu ne lusim Zotin dhe të prekurit për falje dhe premtojmë se duam të bëjmë krejt çka është e mundur për t`u siguruar se një keqtrajtim i tillë nuk do të përsëritet më," tha Papa Benedicti i XVI-të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›