E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ka përgatitur Rezolutën e re për Kosovën

Parlamenti Evropian ka përgatitur një rezolutë të re për Kosovën, ku temat kryesore të saj janë Misioni i BE-së në fushën e rendit dhe të ligjit, si dhe funksionimi i institucioneve të Kosovës.

Tekstin e propozimit të kësaj Rezolute, siç bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, e ka përpiluar tashmë raportuesi për Kosovën në PE, holandezi Joost Lagendijk dhe ajo pritet të diskutohet javën që vjen në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian.

Deri në mesin e nëntorit do të mund të paraqiten amendamentet në këtë Rezolutë, ndërsa për të do të votohej në fillim të dhjetorit, së pari në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian dhe më pas eventualisht në seancë plenare.

Rezoluta pritet të japë disa udhëzime për angazhimet e BE-së në Kosovë dhe për zhvillimin e Kosovës. /Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›