E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Romës kopjojnë Berishën në fushatën 1 euro

Shitet Univeristeti Tor Vergata me një euro e 50 cent. Kjo është mënyra që kanë zgjedhur për të protestuar studentët e këtij universiteti, të cilët kërkojnë kushte më të mira dhe internet.

Në këtë mënyrë në e-Bay është publikuar lajmërimi për shpalljen në shitje të Univeristetit, duke përfshirë këtu profesorët dhe studentët. Teksti që ndiqte lajmërimin thoshte: Kompleksi univeristar shtrihet në zonën jug perëndimore të Romës, është i përbërë nga fakultete të ndryshme, ofron vende të bollshme për parkim, klasa, laborator mësimor dhe bar.

Të përfshirë në çmim ofrohen profesorët, studentët dhe e ardhmja e tyre, e cila mund të ndryshohet sipas preferencës tuaj. Gjithashtu,Universiteti gjendet në një park të madh ku ndodhen dhe 3 qendra të mëdha tregëtare. Universiteti tor Vergata është ideal për ata që duan të zgjerojnë dijen e tyre, pa hequr dorë nga shopping- u dhe aktiviteti fizik.

Për sa i përket pagesës shitësi shpjegon: “Mos nguroni, të bëni ofertën tuaj dhe të më kontaktoni për çfarëdo lloj sqarimi”.

-----------------------------------------Indi: Humbet gruan në kumar

I kapur nga ethet e lojës së kumarit, nuk ka arritur të heqë dorë në kohë dhe në një moment ka vënë si garanci dhe gruan dhe e ka humbur.

Nga India, gazeta “Bihar Times” shkruan për një histori të pa besueshme të zotit Mohammed Mokhtar, shembulli perferkt i të pafatit si në lojë ashtu dhe në dashuri. Ndoshta zarët e lojës ishin të “mallkuar”, por gjithsesi ai sa më shumë humbiste, aq më shumë i shtohej dëshira për të vazhduar lojën. Dhe pasi ka luajtur me të mira materiale të llojeve të ndryshme, pasi i ka humbur të gjitha ka menduar të luajë dhe gruan në kumar duke ia ofruar atë katër burrave.

Fati i keq ka dashur që ai të mos fitonte dhe kësaj radhe dhe katër “zotërinjtë’ nuk kanë humbur kohë duke shkuar tek zonja e gjorë 35 vjeçare, për ta marrë si trofe loje. Ajo normalisht ka mbetur e habitur nga ky fakt dhe nuk ka pranuar të shkonte me ta që të paguante në këtë mënyrë borxhin e burrit. Në këtë pikë fituesit janë nervozuar dhe e kanë sulmuar, por ajo e vendosur dhe kurajoze ka marrë fëmijët e saj dhe ka shkuar direct në komisariatin e policisë për të kërkuar ndihmë. “ Më thanë që Mokhtar më kishte humbur në lojë dhe unë u tremba shumë”, u ka shpjeguar ajo agjentëve të policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›