BE kërcënon Microsoft-in

Komisioni Evropian kërcënoi Microsoft-in me një tjetër gjobë pasi gjiganti amerikan dështoi t`u ofrojë 28 milionë përdoruesve evropianë mundësinë për ta zgjedhur browserin e tyre në internet.
Microsoft kërkoi falje për “gabimin teknik” pasi 28 milionë përdoruesve që përdorin sistemin operativ Windows 7 nuk kishin mundësi të zgjedhnin mes Internet Explorer-it dhe shfletuesve të tjerë në internet.
“Përderisa kemi ndërmarrë hapat e menjëhershëm për ta regulluar këtë problem, ne shprehim thellësisht keqardhje për paraqitjen e këtij problemi dhe kërkojmë falje për këtë”, tha kompania amerikane në një deklaratë për media.
Për t`i lehtësuar shqetësimet për konkurrencë të Bashkimit Evropian në vitin 2009, gjiganti amerikan ishte zotuar t`u ofrojë përdoruesve të Windows-it në Evropë një “mundësi të zgjedhjes” ndërmjet shfletuesve alternativë të internetit deri në vitin 2014.
Por, kjo mundësi nuk u është dhënë përdoruesve të versionit të përditësuar të Windows 7-shit që nga shkurti i vitit 2011.