E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Mun të martën në Kosovë

Administrata e UNMIK-ut në Prishtina ka konfirmuar se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun do të vizitojë Kosovën, të martën më 24 korrik.

Sekretari Ban Ki Moon dhe delegacioni që ai kryeson, sipas këtij njoftimi do të vizitojë UNMIK-un si dhe do të takojë përfaqësuesit ndërkombëtar, organizatat rajonale dhe autoritetet e Kosovës.

Vizita e Ban Ki Mun në Kosovë realizohet në kuadër të një turneu diplomatik që ai u bën disa shteteve të rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›