E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kërkon nga Maqedonia vazhdimin e reformave

 

SHKUP-Diplomatë perëndimorë u kanë sugjeruar autoriteteve në Shkup që të vazhdojnë kryerjen e reformave. Sic bën të ditur BBC, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere tha dje se raporti i Komisionit Evropian për progresin vjetor të vendit, ishte 'objektiv' dhe se duhej parë si 'inkurajim' për të vazhduar procesin e reformave dhe si mundësi për integrimin e vendit në BE.

Ambasadori Fuere e bëri këtë deklaratë para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane në shkup, një ditë pas botimit të raportit të KE-së për Maqedoninë.

Në këtë raport, Maqedonia kritikohet për mospërmbushje të 'kritereve politike' për të nisur negociatat me BE-në për anëtarësim dhe nuk i caktohet një datë për këtë.
Kështu vërejtjaekryesore për Maqedoninë ngelin incidentet zgjedhore,mungesa e dialogut politik dhe reformat në administratën shtetërore.
Gjithsesi Ambasadori Fuere tha se Maqedonia gjatë këtij viti kishte shënuar progres në ekonomi, pushtetin gjyqësor, në polici, në përmbushjen e standardeve për liberalizim të regjimit të vizave.
(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›