E Shtunë, 31 Tetor 2026

“BE kërkon respektimin e institucioneve të pavarura, Edi Rama i kërcënon”

12-06-2011 / Gazeta 55

Mesila Doda, deputete e PD-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, duke komentuar situatën e fundit politike deklaron se jo vetëm Partia Demokratike, por edhe institucionet ndërkombëtare po kërkojnë respektimin e institucioneve, ndërkohë që kreu i PS-së kërcënon ndaj tyre. Doda tha se Rama dhe opozita duhet të pranojnë vendimet e Kolegjit Zgjedhor.
“Ndërkombëtarët kërkojnë respektim të institucioneve. Ndërsa deklaratat e kreut të PS, valencë negative. Me deklaratat e tij Rama kërcënon institucionet”, tha deputetja demokrate.
Ndërkohë që solli në vëmendje faktin se mazhoranca ka 33 vendime të rrëzuara nga Kushtetuesja.
Doda theksoi se në gjithë këtë situatë opozita kërkon të gjejë mekanizma të kotë. Ndërsa theksoi vendimin e mazhorancës se “ne do të pranojmë vendimin e Kolegjit”.
Mesila Doda shtoi se në çdo vend të botës bëhet numërimi i votave dhe këtë opozita duhet të pranojë.
Ajo solli në vëmendje se ka shumë rëndësi integrimi në BE, i gjithë shqiptarëve, ndaj opozita duhet të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe jo e bojkotit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›