E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kërkon ristrukturim të borxhit grek

Komisioneri i BE-së për ekonominë, Oli Rehn u ka kërkuar aksionarëve privatë të bonove greke që të nënshkruajnë një marrëveshje për ristrukturimin e borxhit, para skadimit të afatit të sotëm, në orën 21:00.

Rehn ka thënë se nuk do të ketë ofertë më të mirë dhe se marrëveshja ka rëndësi jetësore për stabilitetin e eurozonës.

Greqisë i duhet që të paktën 75 për qind e aksionarëve t`u bëhet një shkurtim prej 53 për qind të vlerës së bonove të tyre.

Shtetit helen i duhet kjo marrëveshje në mënyrë që të marrë pakon e dytë të shpëtimit nga ana e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›