Ndryshimet ne ligjet per privatizimin
Gati infrastruktura ligjore për privatizimin e “Albpetrol”. Kjo shoqëri, pas privatizimit të saj nuk do të gëzojë trajtim preferencial fiskal. Blerja e saj nga kompania private do të bëjë që kompania e re të ketë trajtim të barabartë fiskal me shoqëritë e tjera në treg që operojnë në fushën e kërkimit dhe prodhimit të naftës e gazit në vend. Ndërsa tani, “Albpetrol” paguan nga 30-35% tatim mbi fitimin, me privatizimin e tij kompania që do ta ketë në zotërim do të paguajë 50% tatim mbi fitimin, si shoqëritë e tjera që operojnë në këtë fushë. Kështu kompania, e cila në të ardhmen do të jetë private, i hiqen favorizimet për lehtësirat e barrës fiskale. Pas privatizimit, në rastet e marrëveshjeve kur kjo shoqëri operon e vetme në fushën e kërkim-prodhimit, afati për shfrytëzim do të jetë 25 vjet. Në marrëveshjet aktuale me kompani të tjera afatet do të zbatohen në bazë të kontratave. Një ndryshim tjetër ka të bëjë me dhënien e ofertës së parë të “Albpetrolit”, i cili mund të zëvendësojë shoqërinë e tretë, me të cilën ai ka lidhur marrëveshje hidrokarbure. Kjo në rast se kontrata zgjidhet para afatit. Ndryshimet në projektligjet që lidhen me privatizimin e “Albpetrol” kaluan këtë javë në Komsionin e Ekonomisë vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës.