E Diel, 1 Nëntor 2026

BE kerkon te zevendesoje OKB-ne ne Sarajeve

Zyrtaret e Bashkimit Evropian kane propozuar mbylljen e zyres se OKB-se ne Bosnje e Hercegovine dhe zevendesimin e saj me nje administrate te BE-se.

Lajmin e ben te ditur agjencia “Reuters”, sipas se ciles Brukseli zyrtar e ka kerkuar qe nje gje e tille te behet nga fillimi i vitit te ardhshem.

Sipas burimit, propozimi ka ardhur nga vete shefi i Politikes se Jashtme te BE, Havier Solana dhe komisioneri per Zgjerimin, Oli Rehn.

Sipas ketyre te fundit, nje zevendesim i tille eshte i domosdoshem per shkak te perforcimit te ndjenjes nacionaliste ne BeH nga ana e serbeve, kroateve dhe myslimaneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›