E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajaziti: Lufta kundër krimit të organizuar, prioritet i Kosovës

 

PRISHTINE - "Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet absolut i Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke rikonfirmuar përkushtimin për tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit", tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosoëvs, Zenun Pajazitiu në Forumin e Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Zagreb të Kroacisë. Forumi është organizuar nga Presidenca franceze e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe Qeverinë e republikës së Kroacisë. Diskutimet në këtë Forum fokusohen kryesisht në nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal, në luftën kundër krimit të organizuar dhe të përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Gjithashtu po diskutohen edhe çështjet e migrimit, azilit, liberalizimit të vizave, menaxhimit të integruar të kufijve etj. Ministri Pajaziti në fjalën e tij vuri në dukje se si edhe në vendet e tjera të rajonit, edhe Kosova po ballafaqohet me sfida të shumta dhe të natyrave shumëdimensionale. Por, - shtoi ai - ndjehemi të privilegjuar si vend që do te kemi një mision të Bashkimit Evropian, që do të na mbështet në fushën e sundimit të ligjit. "Do të sigurohemi që të përfitojmë në maksimum nga përkrahja që do të na ofrohet nga EULEX i, prandaj i falënderoj vendet anëtare të BE së që kanë mbështetur instalimin e këtij misioni në Republikën e Kosovës", tha Pajaziti i cili beson fuqishëm për të ardhmen e sigurt evropiane të Kosovës. Ministri Pajaziti ka realizuar takime të shumta me përfaqësues të vendeve anëtare të BE së dhe zyrtarë të Komisionit Evropian, si me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Zhak Baro (Jacques Barrot", ministren e Brendshme të Francës, znj. Mishel Alio Mari, vendi i së cilës është kryesues aktual i Bashkimit Evropian, ministren çeke të Punëve të Brendshme, si dhe me Ministrat e Punëve të Brendshme të Kroacisë, Maqedonisë, Mali të Zi dhe me shumë përfaqësues tjerë. (a.r/qik/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›