Greqia ndër vendet që trajton më keq emigrantët
Greqia është anëtari i BE-së që i trajton më keq emigrantët e paligjshëm, duke shkelur Konventën e Gjenevës. Emigrantët kanë krijuar një qytezë të ndotur me kasolle në Patra, ku jetojnë emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të cilët mezi presin çastin të kalojnë me barkë drejt Italisë për të jetuar në një vend më të mirë Evropian.
GREQI- Emigrantët e paligjshëm në Greqi kanë krijuar një qytezë të mbushur me kasolle në një port detar të populluar në jug të Greqisë. Emigrantët shfaqen si njerëz që jetojnë në kushte të pista e jo sanitare, duke shpresuar se një ditë do të arrijnë të fshihen në barka dhe të drejtohen në pjesën tjetër të Evropës. Zona e krijuar i përket zonës së Patras, qytetit që ndodhet në perëndim të bregut të Peloponezit, ku kanë gjetur strehë emigrantët e palogjikshëm, të rrethuar nga plehrat. Ata shpresojnë të largohen me një mjet lundrues drejt Italisë, ku kushtet e azilit janë më të mira. Emigrantët pavarësisht se e kanë zgjedhur vetë këtë rrugë, ankohen për kushtet e këqija dhe thonë se injorohen nga qeveria e Athinës. Atyre nuk u jepet asnjë formë aplikimi për azil. Ata janë të ndaluar të jetojne në Greqi. Një emigrant afgan thotë se “ky nuk është humanizëm, nuk duhet të jetojmë kështu”. Greqia është front i ri i emigrantëve për të hyrë në Europë. Spanja e Italia e kanë ndalur fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Por trajtimi që u bënë Greqia emigrantëve është më i keqi në 27 vendet e BE. Emigrantët keqtrajtohen nga policia dhe Ministria e Brendshme nuk është në dijeni. Doktorët e organizatës “Mjekë pa kufij” kanë ngritur nje klinikë të vogël në këtë kamp dhe u shërbejnë emigrantëve të dhunuar. Veç tyre, ata kurjojnë mijëra emigrantë për sëmundje respitarore dhe sëmundje lëkure për shkak të kushteve ku jetojnë.
8 milionë emigrantë të paligjshëm ndodhen në popullsinë 500 milion të Bashkimit Evropian, ku gjysëm milioni hyn çdo vit në këtë bllok. Kryeministri grek Kostas Karamanlis i kërkon ndihmë partnerëve evropianë për të zgjidhur problemin. UNHCR ka kritikuar Greqinë se po shkel Konventën e Gjenevës paisi nuk u jep azil aplikantëve nga zonat e luftës si Afganistani. Greqia nuk u mundëson as përkthyes azil kërkuesve dhe as u përmirëson kushtet në kampe. Dhe një pakt i ri i BE-së, i miratuar muajin e shkuar mund të keqësojë pozitën e emigrantëve të paligjshëm në BE. Ligji i propozuar nga Nikolas Sarkozi u kërkon shteteve anëtarë të forcojnë kufijtë e jashtëm, të shtojnë riatdhesimet dhe të pranojnë vetëm emigrantë të kualifikuar. Ky artikull citon më tepër emigrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme, pasi emigrantët shqiptarë në përgjithësi janë përpjekur të integrohen në Greqi. (a.r/news24/balkanweb)