Gjilan, arrestohen 3 të rinj për falsifikim parash
GJILAN- Janë arrestuar ditën e sotme tre të rijnë nga ane e policisë së Gjilanit, pasi dyshohen se falsifikonin para.
Në fillimi policia ka ndaluar njërin prej të rinjve, ku i është gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha të falsifikuara me vlerën e 300 eurove. Më pas policia ka kryer një kontrolli në shtëpinë e tij, ku gjithashtu i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat fotokopjues, i cili dyshohet se ishin falsifikuar paratë.
Të dyshuarit e arrestuar janë, Ismajl Kçiku, 19 vjeçar, Liridon Kçiku, 18 vjeçar dhe Korab Shkodra, 19 vjeçar. Ndërkohë nga polica bëhet e ditur se rasti i tre të rinjve falsifikator është ende nën hetim.
Gjithashtu zëdhënësi i policisë rajonale Ismet Hashani, ka thënë se në vazhdim të hetimeve janë kontrolluar edhe disa shtëpi të tre personave të dyshuar të jenë të përfshirë në këtë rast. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, revole e tipit kobra dhe sasi municioni. (a.r/balkanweb)