Daci: Qeveria, me shume vemendje Presheves

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Nexhat Daci u ka bere thirrje institucioneve te Kosoves qe t’i kushtojne me shume vemendje situates se shqiptareve ne Luginen e Presheves.
Apelin e tij Daci e beri gjate nje takimi te zhvilluar sot me nje delegacion te lugines, te kryesuar nga deputeti shqiptar ne Parlamentin serb, Riza Halimi.
“Qeveria e Kosoves duhet te ndermarre hapa konkrete per te krijuar kushte per studentet e lugines qe vijne ne Kosove, ne menyre qe ata te jene te barabarte me studentet kosovare ne cdo aspekt”, ka pohuar Daci.
Ai ka shtuar se Prishtina zyrtare duhet te angazhohet gjithashtu qe trajtimi i shqiptareve ne Serbi te jete i ngjashem me kushtet qe ofron Kosova per minoritetin serb.