BE kritika qeverise
Biznesi dorezoi ne Gjykaten Kushtetuese ankimim per rrezimin e ligjit te gjobave. Perfaqesues te Konfindustrise kane deklaruar se per kete kerkese eshte marre shkas edhe nga kritikat qe percjell Bashkimi Evropian mbi te ashtuquajturin ligjin e gjobave ne raportin e progresit per vitin 2007. Gjithashtu, Konfindustria i kerkon edhe njehere qeverise te marra masa per ngritjen e Gjykates Administrative, si trupe institucionale e pavarur nga ekzekutivi, per t'i dhene garancine e gjykimit te drejte biznesit ne perballjen e tij me institucionet fiskale. "Ne kete raport theksohet qartesisht se, detyrimi per te paguar shumen e plote te pretenduar nga institucionet e fiskut plus 15 per qind te mases se gjobes, perpara se subjekti te kete te drejten e apelimit ne gjykate, eshte edhe thelbi i Ligjit te Penaliteteve", jane shprehur perfaqesuesit e Konfindustrise, duke nenvizuar se raporti tregon shprehjen e qarte te Brukselit ne favor te arsyetimit kundershtues nga biznesi te ligjit. Perfaqesia e biznesit ne te gjithe arsyetimin e saj kundershtues te Ligjit te Penaliteteve perpara Presidentit te Republikes dhe qeverise, kishte parasysh pikerisht praktiken e vendeve te BE-se dhe domosdoshmerine e pershtatjes te ligjit me legjislacionin evropian. Sipas Konfindustrise, eshte i nevojshem permiresimi i ligjit te gjobave, sidomos ne kete kohe kur biznesi eshte duke vuajtur pasojat e krizes energjetike dhe pasojat e MSA-se.