Emigrantet parapelqejne autobuset
13 mije emigrante dhe 70 autobuse kalojne kufirin ne 12 ore
KAKAVIJE- Edhe diten e djeshme, radha e automjeteve te emigranteve shqiptare qe ktheheshin ne atdhe, nisi qe ne oren 03:00 te mesnates, per te vazhduar me dendur pergjate gjithe dites. "Vetem gjate 12 oreve te fundit, nepermjet doganes se Kakavijes hyne nga Greqia ne drejtim te Shqiperise 13 mije emigrante", tha komandanti i ketij stacioni kufitar, Zijadin Allaraj. Mesohet se deri mesditen e djeshme, kane lene pas traun e doganes greke me destinacion token shqiptare, 2 800 automjete dhe 70 autobuse udhetaresh. Sipas Allarajt, e vecanta qendron en faktin se shume emigrante kane vendosur te vijne ne Shqiperi me autobuse, ne menyre qe te evitojne radhet e gjata me makina personale. "Ditet e fundit pashe ne televizor se kishte radhe automjetesh ne Kakavije, keshtu qe vendosa ta bej rrugen me autobus", u shpreh Arjan Kane, nje emigrant nga Lushnja. Nga ana e tyre, drejtuesit e policise se Kakavijes thone se "fale kontakteve qe kane pasur me homologet greke, po mundesohet nje pune maksimale per te shmangur radhet e gjata te pritjes se emigranteve". "Me gjithe fluksin e renduar, puna ne doganen greke eshte nderprere vetem 20 minuta gjate nderrimit te turneve te kontrolloreve, per te vijuar serish me ritme maksimale", tha Allaraj. Per te perballuar pa probleme fluksin e renduar te levizjes se emigranteve, dogana greke punon me 7 sportele, nderkohe qe aktualisht ne doganen shqiptare funksionojne 15 sportele kontrolli. Nje fluks i renduar i levizjes se automjeteve dhe emigranteve eshte konstatuar edhe ne pikat e tjera doganore ne kufirin jugor mes Shqiperise dhe Greqise. Sipas zedhenesit te policise se Gjirokastres, Gentian Mullai, "gjate fundjaves, nje fluks te madh te levizjes se kembesoreve dhe automjeteve ka pasur edhe ne doganen e Tri Urave ne Permet. Vetem gjate mengjesit dhe mesdites te se dieles nepermjet kesaj dogane hyne ne Shqiperi 2 mije persona dhe 600 automjete. Nderkohe, edhe komuna e Pogonit ka marre masat per mbajtjen ne situate normale te segmentit rrugor qe te con ne doganen e Sopikut ne Gjirokaster. Per drejtuesit e Policise kufitare te Gjirokastres, do te ishte nje lehtesim per emigrantet, perdorimi edhe i pikave te tjera doganore prej tyre gjate udhetimit ne drejtim te Shqiperise.
B. Shehu