E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, arrestohen grabitesit e dhomes se bixhozit

Policia e Korces arrestoi dje ne mbremje dy persona, si te dyshuarit kryesore per nje grabitje me arme ne nje dhome ilegale bixhozi, ndersa nje i trete eshte shpallur ne kerkim.

Te tre agresoret, te maskuar dhe nje i armatosur, ishin futur ne nje banese jashte qytetit, ne afersi te nje pike karburanti ne rrugen e Dishnices, njera prej dhomave te se ciles perdorej si dhome bixhozi.

Dy persona, Gjergji Konopolli dhe Ardian Pino, mbeten te plagosur pas sulmit. Sipas policise, grabitesit kane marre rreth 30 mije euro dhe dyshimet e para jane se ata ishin ne dijeni se kumarxhijte do te luanin per shuma te medha.

Ne dhomen ku po luhej bixhoz kishte disa persona, por dy te plagosurit qe u sulmuan me arme, kishin kundershtuar urdhrin e grabitesve me maksa per te dorezuar parate.

Por njohjet e meparshme mes bixhozxhinjve dhe gabitesve kane bere qe policia te arrije te arrestoje dy prej tyre ne mbremje, Gentian Kosta, 32 vjec, dhe Markel Busho, 25 vjec, ndersa 21-vjecari Mateo Aliko ka mundur te fshihet dhe eshte ende ne kerkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›