E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria pushon ceshtjen Paturri

Prokuroria e Pergjithshme ka pushuar ceshtjen ndaj deputetit Hajrullah Paturri, pasi Kuvendi nuk ka pranuar tri kerkesa te organit te akuzes per heqjen e imunitetit.

Hetues te ceshtjes thane se deputeti i Partise Republikane, Hajrullah Paturri, u akuzua per goditje, per shkak te detyres. Burimet zyrtare prane organit qendror te akuzes konfirmuan se pas hetimeve disamujore jane ngritur dyshime te forta se deputeti Paturri ka kryer veper penale ndaj arbitrit Shkelqim Guce, pas perfundimit te ndeshjes se futbollit Iliria-Albpetroli.

"Nga hetimet e kryera paraprakisht, ka rezultuar se shtetasi Hajrullah Paturri, me detyre funksionale deputet i Kuvendit te Shqiperise, i zgjedhur me 3 korrik te vitit 2005 ne Fushe-Kruje, ka kryer elementet e vepres penale te "goditjes per shkak te detyres" ndaj arbitrit te ndeshjes se futbollit Iliria-Albpetrol, shtetasit Shkelqim Guce", thuhet nga burimet e prokurorise. Deputeti Paturri, ne fund te muajit mars, pas ndeshjes Iliria-Albpetrol rrahu arbitrin lushnjar Guce dhe me pas u shpreh krenar per kete akt para mediave, duke pranuar rrahjen e tij.

"E rraha une arbitrin, por ai e meritoi me ate gjykim qe beri", tha Paturri para medias, duke i habitur te gjithe, pasi njeriu i zgjedhur nga populli per ta perfaqesuar ne Parlament pranoi me krenari se kishte rrahur nje arbiter, duke krijuar nje precedent te rralle ne boten e futbollit shqiptar. "I gjithe shkaktari i kesaj gjendjeje eshte gjyqtari dhe pasojat ishin te medha. E verteta eshte se gjyqtarin e godita une dhe nuk eshte goditur nga asnje futbollist tjeter. Asnje futbollist mik nuk eshte goditur. Jemi ndare si miq ne fund te ndeshjes", do te deklaronte Paturri, gjate konferences per shtyp te organizuar pikerisht per kete ceshtje.

Sipas prokurorise, provat qe implikojne deputetin Paturri ne kryerjen e ketij akti te shemtuar jane; kaseta filmike e regjistruar pas ndeshjes, ku deputeti Paturri shihet qarte duke goditur arbitrin dhe duke nxitur dhunen ndaj tij, kallezimin e arbitrit Shkelqim Guce, filmimet e medias ku deputeti Paturri deklaron nga foltorja e zyrave te Kuvendit se e ka rrahur arbitrin, si dhe letra e tij, derguar Kuvendit ku kerkon falje per veprimin e kryer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›