BE, në “greminë” ekonomia, në rritje papunësia
Athinë - Është fakt është se BE, po ka parashikuar për ekonominë një ulje për të gjithë të vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për sa i përket Greqisë, Komisioni për të parën herë ka parashikuar për Greqinë se, prodhimi i përgjithshëm nga 0.9% që është për këtë vit, pavarësisht nga vlerësimet greke për rritjen e zhvillimit më shumë se 1 për qind , për vitin 2010 pritet të shkojë në 0.1 për qind.
Paralelisht, Komision për këtë vit parashikon se do të ketë një defiçit prej rreth 5.1 për qind, dhe një rritje në 5.7% në për vitin 2010. Përsa i përket papunësinë, Brukseli parashikon një rritje në 9.1 për qind për 2009, si dhe një ngritje prej 9.7% për vitin 2010. Për këtë kryetari i komisionit Choakin Almunia ka qenë më se i qartë për masat e reja që duhet të marrë Greqia, pasi nuk ka qenë i kënaqur nga masat e marra deri tani nga qeveria aktuale, duke këmbëngulur për uljen e defiçitit në 3 për qind për vitin 2010.
Ministri i Ekonomisë greke G. Papathanasiou, shpreh qartë kundërshtimin e tij, përsa i përket parashikimeve për rritjet negative të Komisionit te BE. Për këtë rast Greqia po tregon një rezistencë të fortë në krahasim me vendet e tjera. Është për tu theksuar se në Greqi jetojnë dhe punojnë rreth 800.000 emigrantë shqiptarë, që edhe ata po ndeshen me krizën e thelle ekonomike. Mësohet se papunësia ka prekur një pjesë të mirë të tyre, të cilët po nuk gjetën punësim brenda dy – tre muajve do të kthehen vullnetarisht për në atdheun e tyre. /Shpëtim Zinxhirija/