E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avionët turke mbi ishujt e Greqisë

Athinë - Turqit sot në mëngjes rreth orës 11.00 kanë marrë edhe një tjetër akt provokacioni me avionët luftarak mbi ishullin Farmakonisi. Për rreth 20 minuta katër aeroplanë luftarak tip Fantoma, si dhe katër të tipit F-16 kanë fluturuar mbi ishullin e largët grek. Menjëherë janë venë në lëvizje aeroplanët luftarake të Greqisë për të larguar ato avionët turke.

Theksohet se që nga fillimi i muajit nga Forcat e Shtabit të Përgjithshëm të Marinës luftarake po patrullohet në ujërat detare ndërmjet ishujve Agathonisi dhe Farmakonisi. Banoret e këtyre ishujve çdo ditë janë dëshmitarë të fluturimeve të avionëve turq mbi shtëpitë e tyre.
Shpetim Zinxhirija

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›