E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja aktuale mbi virusin e gripit të derrave

Virusi i gripit të derrave (H1N1) nisi fillimisht në Meksikë, dhe aktualisht është i përhapur në 21 shtete. Nga të dhënat e deritanishme bëhet e ditur zyrtarisht për vdekjen e 21 personave. Agjencia e lajmeve “AP” bën të ditur se në Meksikë kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi 25 persona, dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vdekur një person.

Gjithsej, deri tani janë prekur 1 447 vetë nga virusi i gripit të derrave.

Më poshtë do të paraqesim shtetet dhe numrin e personave të prekur nga virusi H1N1.

Meksika: 802 persona
ShBA: 380
Kanada: 140
Spanjë: 57
Angli: 27
Gjermani: 9
Zelanda e Re: 6
Italia: 5
Izraeli: 4
Franca: 4
Salvadori: 2
Koreja e Jugut: 2
Dhe, nga një rast shënojnë shtetet si: Austria, Kosta Rika, Kolumbia, Danimarka, Hong Kongu, Irlanda, Holanda, Portugalia dhe Zvicra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›