E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlin, Angela Merkel viziton ish-burgun e STASI-t

Berlin - Angela Merkel është e para kryetare e qeverisë gjermane që viziton ish-burgun e STASI-t, i cili përdorej nga policia sekrete në Gjermaninë Lindore. Duke parë nga afër brutalitetin me të cilin ishin sjellë forcat e sigurimit ndaj të burgosurve, kancelaria e Gjermanisë u shpreh shumë e prekur nga kjo vizitë.

"Është e rëndësishme që ky kapitull i historisë së diktaturës në kohën e Republikës Demokratike të Gjermanisë të mos maskohet dhe të mos harrohet", shtoi kancelaria, ndërkohë që Gjermania po bëhet gati të kujtojë në muajin nëntor 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Angela Merkel, e shoqëruar nga ish të burgosur, vizitoi qelitë e burgut dhe vendosi një buqetë para monumentit të viktimave të tiranisë komuniste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›