E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fiat” përgënjeshtron shkurtimin e vendeve të punës

Torino - Gjiganti i prodhimit të makinave, “Fiat”, përgënjeshtron shkurtimin e 18 mijë vendeve të punës dhe mbylljen e 10 impianteve Fiat-Opel. Ky lajm ishte publikuar më parë në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Informacionet e publikuara nga ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, rreth projektit Fiat-Opel, nuk janë të vërteta dhe nuk janë pjesë e asnjë plani te Fiat-it”, thuhet në një komunikatë për shtyp të kompanisë “Fiat”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›