Mbremje artistike ne Akademine e Arteve

Ata interpretuan pjese nga autore bashkekohor grek dhe te huaj. I larguar nga Shqiperia 18 vjet me pare, Ripo ushtron profesionin e tij ne Greqi, por bashkepunon edhe me orkestra te tjera te huaja.
I pyetur per projektet e ardhshme ne Shqiperi, Ripo eshte ne pritje te nje propozimi qe i eshte bere, por qe ka mbetur ne heshtje.
“Ne Shqiperi pres per fondin e ekselences per te cilin u fol aq shume, por mesa duket nuk ishte kaq serioze. U fol per nje kontrate me tre koncerte ne cdo sezon, sigurisht une u pergjigja pozitivisht. Solla programet e mia, u caktua edhe periudha, por nuk pata asnje pergjigje. As negative. Une nuk e di nese duhet te jem ne pritje apo jo?”, eshte shprehur Ripo.
Projekte te konfirmuara jane turnete se shpejti ne Finlande dhe Spanje, koncerte ne Athine dhe incizimin e nje CD-je me pjese per violincel nga autore gjermane te ndaluar nga Reih-u i Dyte.
Edhe pianisti Garoufalis ka nje karriere te pasur artistike, me bashkepunime me orkestra te njohura ne Greqi dhe jashte.
Aktualisht drejtor dhe profesor pianoje ne Konservatorin e Athines, ai vleresoi artistet shqiptare ne Greqi. Bashkepunimi mes dy artisteve zgjat prej vitesh.
Kjo eshte hera e dyte qe ata interpretojne bashke ne Shqiperi.