E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurovizioni dhe greneza ...

Dy dite me pare, te gjithe ndoqem konkurimin e kengeve ne "Eurovizion". Ne kete konkurim, shfaqen vlerat artistike te cdo shteti te kontinentit plak.
Aty te gjithe pjesmarresit mundohen te japin maksimumin e vlerave te tyre, per te nderuar kombin qe perfaqesaojne, por dhe per te dhene nje mesazh paqeje, per te cilin ka nevoje shume jo vetem kontinenti yne por e gjithe bota.
Ne nje skene magjike,qe vetem athinasit mund ta bejne,me plot ngjyra,ku vetem ylberi munde tja kalonte. E rrethuar me ekrane te medhenje, te dizenjuar sikur te ishin petalet e nje luleje,dhe ne brendesine e saj njerezit do shihnin nektarin.
Nektar i cili e ka burimin teper te lashte,qe atehere kur shtetet nuk njihnin kufinje,dhe cdo gje kishte vendin e duhur.
Ne ate lule te bukur do zbrisnin me rralle fluturat qe vinin nga vende te aferta apo te largeta,ku te gjithe do kenaqeshim duke i pare ato.
Por si per cudi, ne mesin e nje luleje aq te bukur, ku te gjithe prisnin uljen e flutures se rralles,aty ne mesin e petaleve,pa pritur u ul nje grenez e zeze.
Nje grenez qe vinte nga vendet skandinave.Nga ai vend ku ishim mesuar te shihnim njerez alpin,te bardhe,me floket bjond, dhe pak te ashper ne fetyre.
Skandinavia, dhe pikerisht Finlanda kishte nisur drejt lules europiane, jo nje flutur sic kishin nisur te gjithe vendet e tjera, por grenezen e zeze, per ta prishur lulen.
Te gjithe u liruam tek pame se greneza po ikte,dhe shpresuam qe nuk do kthehej me, por u zhgenjyem. Ajo u kthye me e fuqishme, ajo u kthye fitimtare duke sfiduar fluturat me te bukura.
Kontinenti plak, kontinenti i cili ka sfiduar sa e sa pushtues,ka rrezuar sa e sa perandor,mbreter,diktator,ka mbijetuar ne sa e sa fatekeqesi. Kontinenti i Romes se vjeter,kontinenti i Parisit magjepses, kontinenti i Londres historike, kontineti te cilin te gjithe e quajm Europe, ra pre e nje greneze.
Ne Athinen e lashte u ngrit nje lule, per te pritur fluturat.
Ne Athinen e lashte fluturave nuk ju a pame dot flatrat plot ngjyra ylberi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›