Filiali grek i Tiranës të lejë të qetë të vdekurit
Këshilli i Kishës Ortodokse Autoqefale "Shën Maria"Elbasan me drejtues At Nikolla Markun, në mbledhjen e jashtëzakonshme të tij, analizoi veprimin e ulët antihuman e antishqiptar të ndodhur në fshatin Kosinë të Përmetit, si vijim i skandalit që kishte në krye z.Anastasios Janullatos, si kryebekues i ushtrive pushtuese në Shqipëri. Kriza më e fundit që ka përfshirë filialin grek të Tiranës, e ka zbuluar akoma më tepër misionin e mbrapshtë helenist sistematikisht antishqiptar "Janullatos”, si një mision që ka pasur në qëllim të tij gjithnjë zhdukjen e autoqefalisë së ortodoksisë shqiptare duke ecur ngushtësisht me çështjet e ashtuquajtura "vorioepirote”. Rasti i fshatit Kosinë në Përmet tregoi se gjendja ka arritur në një pikë të padurueshme me provokime nga më të ulëtat ndaj shtetit dhe kombit shqiptar, duke prekur madje tani së fundi edhe varret. Duket që z.Janullatos nuk ngopet në procesin e tij greqizues ndaj të gjallëve, por po kërkon të na greqizojë edhe të vdekurit, së bashku me shoqata minoritarësht, që më së shumti i ngjajnë sillogjeve "vorioepirote"sesa emrit që mbajnë.
Duke qenë se "martirët"e kërkuar nga shteti grek janë në një numër të papërfillshëm për t'u ndërtuar memoriali "madhështor"i Këlcyrës, apo për të reklamuar sa duhet "gjakun e madh”, filiali grek i drejtuar nga z.Janullatos dhe shoqata minoritaro – ushtarake që merret me planizimin e veprimeve, ka filluar fushatën e "korrjeve e shirjeve"të kockave nëpër anekse kishash, livadhe apo kodrina të pambjella për të kapur shifrën e "heronjve martirë"të vrarë në tokën shqiptare me idealin e madh për t'i bërë të zezën sa më të madhe këtij vendi. Merret me mend, se nëse do të kishim të bënim me veprime që i përkasin trajtimit të një lufte në kohë paqeje, me këtë çështje duhej të merrej një nivel i ulët i Ministrisë grek të Mbrojtjes dhe jo të merreshin grupe priftërinjsh apo "shoqata ushtarakësh”. Aq më tepër që Greqia mban akoma në fuqi ligjin e luftës dhe në këto kushte nuk duhej folur fare nga aspekti shtetëror, sesi mund të kërkoheshin varret pa u hequr më parë dispozita në fjalë.
Të vrarët grekë të viteve 1940 – 1941, nuk janë më ndryshe dhe më humanë se andartët që vranë e dogjën jugun e Shqipërisë në vitet 1913 – 1914, por janë vijim i drejtpërdrejtë i tyre, por të paraqitur më zyrtarisht me rrobën e ushtrisë greke. Zoti Janullatos që pret gjithnjë zyrtarët politikë grekë që vizitojnë Shqipërinë, apo që pret e përcjell aktivistët "vorioepirotë"që iu "këputet"shpirti për këtë vend, nuk mund të mospërfshihej në një çështje shoviniste si kjo e fundit që në dukje është çështje eshtrash, por në brenda të saj përmban pastër pretendimet e vjetra "vorioepirote"kundër Shqipërisë, përmban një aspekt tjetër të luftës së qarqeve shoviniste greke kundër Shqipërisë: Greqia kërkon të na pushtojë edhe me kocka. Sigurisht prania e z.Janullatos në procesin nderimit të eshtrave të ushtarëve pushtues grekë, nuk jepte garanci se nuk do të përfshihej e gjithë kisha greke në një veprimtari të tillë. Rasti i vërejtur në fshatin Kosninë të Përmetit, për të bartur eshtra e për t'i futur në memorialin historiko-shovinisto-fetar të Këlcyrës, mund të shikohet i rëndësishëm së paku në aspektin e fshehtësisë së ndërmarrjes së këtij veprimi, i dalë në dritë kryesisht prej medias dhe ankesave të banorëve të zonës në fjalë.
Për fat të keq, kishat e drejtuara nga filiali grek i Tiranës, që nuk marrin kurrë mundimin të nderojnë për shembull klerikun martir Papa Kristo Negovani, po kthehen në qendra të magazinave të inventarit të kockave, duke sjellë ndër të tjera edhe "biznesin"e turpshëm të kockave në vend.
Nuk mund të jetë veprimi në fjalë "kujdes për besimtarët e saj”, pavarësisht se kjo është e vërtetë, sepse filiali i z.Janullatos, pjesë e kishës greke është. Por është sigurisht veprim i ulët trazimi i të vdekurve nga një prift ortodoks, si ai Kosinës në Përmet.
Ne mendojmë se veprimi më i drejtë në këtë rast do të ishte dërgimi i eshtrave në fjalë në vendin e tyre të origjinës, në Greqi, ku të merrnin nderimet si të dëshironte ai shtet.
Veprimet e drejtuesve të fililialit grek të Tiranës, të mbuluar nën maskën "Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë”, duke u përzier me të vdekurit, e duke trazuar të gjallët janë çështje të ulëta, antihumane, antifetare, duke qenë në vetvete më afër djallit sesa Zotit.
Veprimet në fjalë konsiderohen nga Këshilli i Kishës Ortodokse Autoqefale "Shën Maria"Elbasan si veprim poshtërues, që nuk përputhet me asnjë mision fetar dhe për këtë gjë kërkojmë nga autoritetet shtetërore marrjen e masave përputhshmërisht me ligjin. Konvertimi i fshatarëve të vdekur vite e vite më parë në "luftëtarë"grekë, mund të na sjellë në episode të tjera që do të mund të ishin akoma më të rëndë si ky i fundit. Akoma më e rëndë konsiderohet ndërhyrja në punët e brendshme të Shqipërisë si rasti i konsullit grek të Gjirokastrës, ndërsa gjejmë rastin të përshëndesim qëndrimin kombëtar të disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Deklaratë e Kishës Ortodokse Autoqefale "Shën Maria"Elbasan me drejtues At Nikolla Markun