Kalimash- Humb jetën në aksident 2-vjeçari, plagosen prindërit
Kukës- Një fëmijë ka humbur jetën dhe prindërit e tij janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur sot në aksin rrugor Kukës-Kaliamsh.
2-vjeçari, Emiljano Dema po udhëtonte me prindërit e tij kur ndodhi aksidenti fatal.
Asllan dhe Hirushe Dema, prindërit e dy vjeçarit janë dërguar në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmën mjeksore.
Ndërkaq nuk dihen ende detajet e aksidentit teska policia bën me dije se po punon për zbardhjen e tij.
No related posts.