E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga, banorët përplasen me njëri-tjetrin

 
 
ELBASAN-Rruga në ndërtim në lagjen "Skënderbej" ka konfliktuar sërish banorët ekësaj lagjeje derisa është bërë e domosdoshme ndërhyrja e policisë bashkiake. Pjesa më e madhe e familjeve të kësaj rruge kanë kundërshtuar që të devijohet rreth 30 metra në fund të saj, për shkak të një muri të ndërtuar shtrembër. Ata janë përballur dje me policinë bashkiake si dhe me vetë pronarët e këtij muri. Banorët nuk kanë pranuar devijimin e rrugës, duke kërkuar prishjen e murit. Por policia bashkiake e ka zgjidhur në këtë mënyrë konfliktin. Rruga do të ketë trotuar vetëm në një anë dhe në anën tjetër punimet do të realizohen kur të shpronësohet pronari. Kjo duket se ka shuar në një farë mënyrë konfliktin e hapur që ka lindur midis banorëve. Investimi nga Bashkia me fonde të FZHSH pritet të përfundojë në fund të këtij viti, por jo e gjitha, pasi një pjesë e trotuarit prej 30 metra mbetet peng e një muri, për të cilin konflikti mes banorëve në lagjen "Skënderbej" mbetet i hapur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›