BE, ombrella e shpëtimit prej 750 miliardë eurosh e vogël
Irlanda ishte vendi i parë që mori prej fondit një ndihmë prej 85 miliardë eurosh.
Kjo pyetje, si dhe mundësia e zgjerimit të ombrellës së shpëtimit për vendet me probleme të mëdha buxhetore, ishin në qendër të takimit të ministrave të Financave të 17 vendeve të eurozonës. Perspektiva ende e paqartë. Pas takimit të ministrave të Financave të 17 vendeve të eurozonës, ende nuk është e qartë se ç'vendim do të merret në lidhje me paketën për shpëtimin e euros në takimin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive më 4 shkurt. Duhet zgjeruar apo jo, fondi 750 miliardësh? Opinionet në këtë pikë ndahen.
Ombrella e shpëtimit doli në dritë, kur në fillim të vitit të kaluar Greqia u ndodh thuajse të prag të falimentimit shtetëror. BE dhe FMN e ndihmuan me një paktë emergjence prej mbi 110 miliardë eurosh. Por zgjerimi i krizës së borxheve e bëri të domosdoshëm krijimin e një mekanizimi të qëndrueshëm. Për këtë në pranverën e vitit 2010 u krijua një fond shpëtimi, i cili ofron borxhe për vendet në krizë. Irlanda ishte vendi i parë që mori prej këtij fondi të ri një ndihmë prej 85 miliardë eurosh. Aktualisht ky fond ka një vëllim prej 750 miliardë eurosh. Por si Banka Qendrore Europiane dhe Komisioni i BE-së janë të mendimit se ky fond emergjence duhet shtuar. Javën e kaluar, presidenti i komisionit të BE-së José Manuel Barroso kishte kërkuar zgjerimin e ombrellës së shpëtimit prej 750 miliardë eurosh.