BE parashikon përsëri rritje vetëm në fund të këtij viti Ekonomia e Evropës - 1.9% për vitin 2009
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Ekonomia evropiane e eurozonës do të pësojë një rënie prej 1.9% në vitin 2009, dhe do të rritet vetëm 0.4% një vit më vonë për shkak të recesionit që ka përfshirë edhe kontinentin e vjetër. Këto parashikime vijnë nga vetë Bashkimi Evropian, dhe është i vlefshëm për vendet që përdorin monedhën evropiane. Komisioneri evropian, Zhoakin Almunia, theksoi se i gjithë Bashkimi Evropian po përballej me një “recesion të thellë dhe të tejzgjatur”. Papunësia për të 16 vendet që përdorin monedhën e Bashkimit Evropian parashikohet të shkojë në 10% në vitin 2010, duke pësuar një rritje prej 2.5% nga 7.5% që ishte për vitin 2008. Komisioni ndërkohë tha se ky recesion ishte i përkohshëm dhe se shumë shpejt Evropa do ta rimerrte veten shpejt. Ngritja prej 0.4%, në vitin 2010 do të vijë pasi ekzistojnë të gjitha mundësitë e krijimit të kushteve për një ringritje graduale të ekonomisë në pjesën e dytë të vitit 2009. Komisioneri spanjoll Almunia gjatë kësaj deklarate tha se BE do të marrë të gjitha masat që të arrijë të stabilizojë tregjet financiare, të lehtësojë politikat monetare dhe të bëjë funksionale planet e shpëtimit të ekonomisë. Ndërkohë Komisioni tha se inflacioni në të 16 shtetet do të jetë 1% për 2009-ën, ndërsa do të rritej me 0.8% gjatë vitit 2010 duke shkuar në 1.8%.
Vazhdoi rënia
Me ngjarjet që rodhën vjeshtën e shkuar, u bë krejtësisht e qartë se Evropës nuk do t i kursehej një recesion i thellë dhe i tejzgjatur. Sipas burimeve zyrtare të BE, recesioni në eurozonë ka nisur që shtatorin e vitit të shkuar. “Ashtu si ngjarjet rodhën vjeshtën e shkuar, u bë krejtësisht e qartë se BE nuk do t i kursehej një recesioni të thellë dhe të tejzgjatur”, - tha komisioneri. Ai shtoi se pritet të vazhdojë rënia e GDP dhe për pjesën e parë të këtij viti.
Pikëpamje të ndryshme
Analistët japin mendime të ndryshme lidhur me parashikimet e fundit të komisionerëve evropianë. Sunil Kapadia, i Bankës USB, tha: “Me rritjen e shifrave për vitin 2009, ky parashikim më duket krejtësisht i drejtë”. Sidoqoftë, Xhilles Moek, i Bankës Amerikane, u shpreh më pesimist sesa Komisioni Evropian, duke parashikuar një rënie ekonomike prej 2.6% në vitin 2009. Javën e shkuar Gjermania u bë vendi i fundit që shpalosi planin e paketës stimuluese (50 bilionë euro) që të stimulonte ekonominë më të fuqishme të Evropës. Sot niveli bazë i interesit është 2%, shifra më e ulët që prej dhjetorit të vitit 2005.
Anglia
Qeveria britanike ka njoftuar një tjetër plan shpëtimi për sektorin bankar të vendit, i cili ndodhet në vështirësi. Ajo po injekton miliarda dollarë shtesë në ekonomi në përpjekje për t i inkurajuar bankat t u japin kredi familjeve dhe bizneseve. Kryeministri anglez, Gordon Braun, tha se qeveria do të bëjë "gjithçka që duhet" për të mbështetur ekonominë britanike". Ky është plani i dytë që ndërmerr ky vend, pasi plani i parë i shpëtimit nuk arriti t i stimulojë bankat të vepronin. Këtë herë qeveria ka shkuar më tej - përsëri me ndihmën e taksapaguesve — duke u ofruar bankave siguracion për humbjet e mëdha nga borxhet e këqija. Braun theksoi se qeveria duhej të vepronte, pasi i kishte parë të gjitha rreziqet në ekonominë ndërkombëtare. Ndërsa pritet që nëse bankat nuk rrisin numrin e kredive, një zgjidhje mund të jetë shtetëzimi i plotë i tyre.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009