Rusi-Ukrainë, marrëveshja e gazit, këtë herë është seriozisht
Autori i Lajmit: red.
Ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës fillojnë të “ngrohen” marrëdhëniet. Kryeministri rus, Vladimir Putin, dhe homologia e tij ukrainase, Timoshenko, kanë nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare, e cila pritet t i japë fund njëherë e mirë çështjes së furnizimit të Evropës me gaz natyror. Rusia deklaron se monopoli i saj “Gazprom” ka marrë urdhër të rinisë menjëherë furnizimin me gaz të Ukrainës dhe vendeve të Evropës, pas rreth 3 javësh ndërprerjeje.
S ka më vonesa
Kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, tha se furnizimi i Evropës me gazin rus do të nisë menjëherë pasi gazi të mbërrijë në Ukrainë. Gjatë konferencës për shtyp të dy kryeministrave, Putin dhe Timoshenko, Rusia mori garancitë se Ukraina nuk do ta pengojë gazin rus të shkojë drejt Evropës, ndërkohë që zyrtarët e të dyja vendeve thonë se gazi mund të mbërrijë tek konsumatori evropian vetëm pas 36 orëve, sepse aq i duhen për të kaluar rrjetin ukrainas. Ndërkohë zonja Timoshenko ka udhëtuar dje përsëri në Moskë, ku do të takohet përsëri me Putinin, pasi dy kompanitë “Gazprom”, dhe ajo ukrainase “Naftogaz,” diskutuan dhe detajet e fundit të marrëveshjes. Marrëveshja parashikon që Ukraina të nisë të paguajë tarifat “evropiane” duke nisur nga viti 2010, ndërsa Ukrainës do t i paguhen tarifat e transitit me çmimet e “tregut”. Po këtë vit Ukraina do të paguajë një tarifë më të lartë por me 20% zbritje, në këmbim të mbajtjes së tarifës së transitit të njëjtë me atë të vitit 2008. Kryeministrja ukrainase bëri të ditur se Ukraina do të paguajë më pak se 250 dollarë për 1 000 metër kub gaz rus në vitin 2009. Zyra e Presidentit ukrainas, Viktor Jushçenko, është përplasur me kryeministren Timoshenko, në lidhje me linjën që do të mbante vendi. Sot Evropa është prekur në më shumë se njëzet vende të saj nga mbyllja e kompresorëve të gazit në Ukrainë.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009